Humb jetën nga Covid-19 bashkëshorti i ish-deputetes socialiste

albnews
By
1 Min Read

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka humbur bashkëshortin pas një beteje me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Leskaj, e cila ka njoftuar se ceremonia mortore do të jetë private për shkak të masave pandemike.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës ceremonia do jetë private.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, shkruan ish-deputetja./Ora News/

Share This Article