• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha dhe Kryemadhi: Pranvera e re po vjen, 25 prilli dita e ndryshimit

Basha dhe Kryemadhi: Pranvera e re po vjen, 25 prilli dita e ndryshimit

by albnews
1 March, 2021
in Albania
0
5
VIEWS

Zgjodhën 1 marsin për të finalizuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre para dhe pas zgjedhor nëse opozita e bashkuar vjen në pushtet pas 25 prillit.

Simbolika ishte e qartë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thanë se duan t’u dërgojnë sinjalin shqiptarëve se pranvera e re po vjen për ta dhe ndryshimi  nis nga sot.

PD dhe LSI do të garojnë me 2 lista në zgjedhje. PD me 13 partitë aleate është regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.

Slogani i opozitës për garën e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Të dashur bashkëqytetarë, bashkëkombës kudo ku ndodheni, çdo udhëtim i madh nis me një hap, me një hap të parë. Dhe çdo shpresë nis me një ëndërr e cila bëhet realitet. Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Koalicioni ynë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit.

Pas 8 vite dështimesh, 8 vitesh premtimesh boshe, pas 8 vitesh ku Shqipëria ka mbetur vendnumëro në të gjitha drejtimet, ndërsa vendet e ngjashme me ne kanë përparuar dhe janë përmirësuar, ka ardhur koha që të ndryshojmë. Ne do të sjellim ndryshimin. Gjatë javëve të fundit unë jam takuar çdo ditë me ju qytetarë të Shqipërisë anë e mbanë vendit. E shoh shpresën dhe optimizmin tuaj.

E ndjej entuziazmin se bashkë me pranverën po vjen dhe dita e ndryshimit të shumëpritur. Dëshirën tuaj të vërtetë për të ndryshuar gjërat me të vërtetë për çdo shqiptar.

Në emrin tim, te Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë angazhohem se nuk do të ju zhgënjej. Se do të punojmë së bashku duke bashkuar të gjitha forcat për të sjellë një të ardhme të re dhe të mirë për çdo shqiptar.

Ne e dimë të vërtetën. Njerëzit tanë janë të fortë. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë dhe plot me mundësi por, Shqipëria meriton një qeverisje të mirë. Një qeverisje që kujdeset për ju në vend që të kujdeset për veten e saj.

Ndaj gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, për arsimin, për shëndetësinë, për turizmin, për luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, për kthimin e të rinjve në vend dhe ndaljen e katastrofës kombëtare të emigracionit, për integrimin Europian të Shqipërisë. Pra në çdo drejtim, me anë të së cilit fiton çdo shqiptar, fiton Shqipëria. Këto nuk janë premtime boshe nga ato që bën përsëri kryeministri në ikje.

Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e secilit prej jush. Tani ka ardhur çasti të bashkohemi, tani ka ardhur çasti të fitojmë së bashku për Shqipërinë, për familjet tuaja, për çdo shqiptar. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, fshat më fshat, qytet më qytet, dhe të garantojmë fitoren e 25 Prillit, fitoren e zgjedhjeve me anë të së cilës do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë familjet tuaja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit

Sot është një ditë historike do ta quaja për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike. Por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët, sepse bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përfundimtar përballë një sekti kriminal më 25 prill, do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sidomos të të rinjve dhe të rejave tanë.

Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë së Ramës dhe sot në një ditë që ne bashkohemi formalisht, do të bashkojmë forcat dhe të punojmë me njëri tjetrin në shërbim të popullit shqiptar. Partneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë dhe të qartë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen, se ndryshimi është i paevitueshëm dhe se ditë më të mira ka përpara për shqiptarët kudo që jetojnë.

E di se do të ketë shumë prej atyre që do të thonë se LSI-ja është një parti që rritet nga elektorati i së majtës, por një parti si ne, LSI, ku në thelb të saj ka social demokracinë dhe bashkë me Partinë Demokratike që është parti e djathtë, dua të adresoj këtë gjë, që së pari ne si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy entitete, me identitetin e tyre. Do të vijojmë, që në kohëra mund të kemi mund të kemi edhe kundërshtime për politika të caktuara, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit dhe të punojmë fort me njëri tjetrin, duke vendosur gjithmonë përpara interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Së dyti, jemi absolutisht të unifikuar me besimin se vendi është sot më keq seç ka qenë 4 apo 8 vite më parë, pothuajse të gjithë shqiptarët, përveç atyre që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, të cilët janë më mirë se 99% e shqiptarëve. Ne dhe Partia Demokratike jemi të unifikuar në besimin se vendi po shkon drejt drejtimit të gabuar dhe se duhet të bëjmë më shumë për të lëvizur Shqipërinë dhe shqiptarët atje ku ata duan të jenë, në Bashkimin Evropian, që të kenë një jetë më të sigurt, të kenë një kosto jetese më të ulët, të kenë një standard jetese më të lartë, të kenë një arsimim më të mirë për fëmijët e tyre, të kenë një sistem shëndetësor më të mirë për ta dhe mbi të gjitha duhet të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.

Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria, por duhet t’u krijojmë atyre më shumë mundësi, më shumë punësim, në mënyrë të tillë që të ndihen si qytetarë evropianë në Shqipëri.

Së fundmi, partneriteti ynë do t’i lejojë LSI-së që të ndjekë axhendën e saj politike. Në veçanti, ne si LSI do të punojmë për implementimin e pesë prioriteteve tona në pesë muajt e parë, për të ulur koston e jetesës për shqiptarët, për të krijuar punësim të mirë paguar për ta, për t’iu dhënë shqiptarëve shpresën dhe mundësinë që ata ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

Dua të garantoj të gjithë shqiptarët që ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur, jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe në qeverisjen e re të LSI me Partinë Demokratike dhe me z. Basha duke drejtuar të gjithë frontin opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Do të punojmë krah për krah të gjithë së bashku, do të punojmë krah për krah z. Lulzim Basha, por jo vetëm, por edhe ne të gjithë përkrah njëri – tjetrit, në çdo qytet, në çdo qark, në çdo shtëpi e në çdo rrugicë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por jo vetëm këta, por edhe të rinjtë dhe të rejat, të gjithë ata që janë pa parti, por që duan të ndryshojnë Shqipërinë, që duan të sjellin një jetë më të mirë për të rinjtë dhe për të rejat dhe që duan të jenë qytetarë dinjitozë në vendin e tyre.

Ne jemi përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë në post-Covid, atë të cilës Edi Rama jo vetëm që nuk i dha zgjidhje, por përkundrazi e futi vendin në krizë të jashtëzakonshme. Edi Rama premton që do të hapë vende pune, por një njeri që krijoi kriza pa pasur kriza, mendoni se si mund të nxjerrë vendin nga një situatë e tillë.

Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që të bashkohemi të tërë së bashku, të shkojmë drejt kutive të votimit më 25 prill. Referendumi i 25 prillit nuk është kalkulim politik. Referendumi i 25 prill është mision. Është mision kombëtar për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë çdo sekti, që kërkon të marrë peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Unë ju ftoj të gjithëve, duke iu falënderuar, të drejtohemi drejt kutive të votimit, të flasim me miqtë, me shokët, me familjarët tanë, t’i bindim ata. E kuptojmë që janë të lodhur nga politika, e kuptojmë që janë të zhgënjyer nga politika, por sot më shumë se kurrë, bashkimi i LSI me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj është një sinjal më i fortë, në këtë ditë të mrekullueshme, në ditën e parë të muajit mars, në ditën e pranverës për të filluar një pranverë të re, pranverën e zhvillimit, pranverën e emancipimit, për të pasur më shumë gra dhe vajza, jo vetëm në qeverisje, por edhe në politikë bërje, për të pasur më shumë të rinj dhe të reja jo vetëm në qeverisje por edhe në politikë bërje, dhe për t’i dhënë forcë votës së shqiptarëve.

Previous Post

Basha: Shqipëria renditet e fundit në Evropë për shpenzimet e shëndetësisë

Next Post

Mjeku shqiptar që tentoi t’ia shpëtojë jetën kryetarit të Zagrebit

albnews

albnews

Related Posts

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos
Albania

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Next Post
Mjeku shqiptar që tentoi t’ia shpëtojë jetën kryetarit të Zagrebit

Mjeku shqiptar që tentoi t'ia shpëtojë jetën kryetarit të Zagrebit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM