Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të tkurret 3% nga sa parashikohej për pesë vitet e ardhshme, për shkak të pandemisë, deklaroi ministri i Thesarit, Rishi Sunak.
Gjatë fjalimit së tij mbi buxhetin, Sunak u komunikoi ligjvënësve se ”ekonomia pritet të rritet me 4% këtë vit, me 7,3% në 2022, pastaj me 1,7%, 1,6% dhe 1, 7% në vitet pasuese.
Parashikimi u sigurua nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, e cila ndjek shpenzimet e qeverisë.
“Edhe pse pikëpamja jonë është se do të ketë një ekonomi më të fortë, koronavirusi ka bërë dhe po shkakton ende dëme të thella dhe riparimi i dëmit afatgjatë do të kërkojë kohë”, shtoi Sunak.