Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE / ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.
Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar zyrtareve te OSBE/ ODHIR presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.
Kreu i Shtetit sqaron se KQZ duhet te zbatoje dekretin e tij dhe përpjekjet e kryeministrit për të injoruar dhe bllokuar dekretin jane te paligjshme.
“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor
Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.
Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht të paligjshme dhe perkeqesojne krizen në Shqipëri”,- shkruhet ndër të tjera në letër.
Letra i eshte derguar kryetarit te Radhës i OSBE-së njëherësh edhe Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, kryesueses së ODIHR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir,
Sekretari i përgjithshem i asamblesë parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, Presidentit të OSBE-së, George Tsereteli, Sekretari i përgjithshem i OSBE-së, Thomas Greminger.