Shpërthim i fuqishëm në Somali, së paku 20 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar në një shpërthim vetëvrasës para një restoranti afër portit të kryeqytetit somalez, Mogadishu, në orët e vona të së premtes, njoftuan shërbimet emergjente.

Policia somaleze tha se një karrocë me tri rrota, e cila prapa kishte ngarkesë, ishte e mbushur me materiale shpërthyese kur e goditi restorantin e popullarizuar “Luul Yemeni” në kohën e darkës.

Dëshmitarët dhe mediet shtetërore thanë se nga shpërthimi doli tym dhe më pas pati të shtëna me armë, ndërsa një ndërtesë afër restorantit u shemb. Autoritetet kanë frikë se nën rrënoja mund të ketë njerëz. Shpërthimi ndodhi në kohën kur restoranti ishte plot njerëz.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi terrorist “Al-Shabaab”, i cili është i lidhur me grupin famëkeq, “Al-Qaeda”. Ky grup për një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan Daily Mail.

Zyrtari i sigurisë, Mohamed Osman, deklaroi: “Shpërthimi ishte shumë i rëndë dhe shkaktoi numër masiv të viktimave dhe shkatërrim të madh. Operacioni është duke vazhduar për ta caktuar numrin e saktë të viktimave.”

Share This Article