ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 10 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 10 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 10 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 10 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania në shënjestër të sulmeve dezinformuese të Rusisë

albnews by albnews
10 March, 2021
in Bota
0
Gjermania në shënjestër të sulmeve dezinformuese të Rusisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studim i BE-së konstaton se asnjë vend tjetër në Evropë nuk është kaq i prekur nga fushatat dezinformuese të Rusisë sa Gjermania. Maas: Do të përgjigjemi me agjendë pozitive

Prej vitit 2015, Gjermania është sulmuar mbi 700 herë me fushata të qëllimshme dezinformimi nga Rusia, thuhet në raportin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së. Ky është një numër shumë më i lartë se, për shembull, sulmet ruse ndaj Francës, 300, Italisë 170 apo Spanjës, me 40. Situata është përshkallëzuar sidomos kohët e fundit, thuhet në raport, qe kur kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalni, erdhi per t’u kuruar ne Berlin, vitin e kaluar.
Sulmet vijnë si nga zyrtarë ashtu edhe media pranë qeverisë. Janë akuza, artikuj të sajuar me fraza të shkëputura nga konteksti ose dhe të trilluara, thuhet në raport.

RelatedPosts

Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

Pse u zemërua Vladimir Putin, me besnikun e tij më jetë gjatë?

U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

Sajesa dhe akuza

Në raport përmendet si shembull një prononcim i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila i vuri fajin Gjermanisë për sanksionet anti-ruse. Nëpër artikuj në media, Gjermania, e cila në të njëjtën kohë paraqitet edhe si e gatshme për dialog me Rusinë, prezantohet si organizatore prapaskenash ose si marionetë mendjelehtë. Në media pro qeveritare lexon artikuj që me dokumente false dhe të sajuara duan të vërtetojnë, për shembull që gruaja e Navalnit, eshte me prejardhje gjermane, dhe se ajo instruktohet direkt nga shërbimi i fshehte i Gjermanisë. Ose ka raste, kur ndodhi të rëndomta futen në kontekste politike, si per shembull në një rast, kur policia e Berlinit i mori fëmjiët një familjeje ruse pasi i konsideronte në rrezik. Edhe ky rast u hiperbolizua në media si hakmarrje për rastin e Navalnit, siç del në pah nga raporti.

Julia Nawalnaya
Julia Navalnaja, bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni

Kremlini po krijon një imazh për Gjermaninë, sikur aty janë vetëm disa zëra të paktë që dëgjohen në mesin e korit të një rusofobie irracionale, konstaton raporti.

Maas: Axhendë pozitive

Raporti i BE-së e akuzon ndër të tjera Rusinë për dyfytyrësi. Këta artikuj zakonisht nuk përkthehen në gjermanisht. Edhe në fushën diplomatike, ndërsa Rusia nga njëra anë hiqet e gatshme për dialog, nga ana tjetër i lejon vetes sulme të tilla. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha në një konference shtypi të martën se nuk e çudit ky lajm që vjen nga Brukseli. “Kemi parë në të kaluarën një numër të madh rastesh te tilla, të cilat i trajtojmë në kuadër të mbrojtjes nga sulmet kibernetike në BE,” tha ai dhe shtoi se Gjermania do t’i përgjigjet kësaj ofensive me një “axhendë pozitive” informuese dhe sqaruese aktivitete si shembull “vitin gjerman në Rusi”.

Deutschland Bosnien-Herzegowina Außenministerin Bisera Turkovic Außenminister Heiko Maas
Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas gjatë një konference shtypi me homologen e tij nga Bosnja Hercegovina, të martën në Berlin. 9.03.2020


Politikë pa fantazi?

Në një koment në të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung, Stefan Kornelius, e kritikon në këtë kontekst pafuqinë e BE-së ndaj Kremlinit. Teza e tij: Rusia është një elefant dhe nuk mund të largohet dhe nuk do të largohet nga skena gjeopolitike, prandaj lipset të trajtohet si i tillë. Ndryshe vepron BE-ja: “Ndërsa BE-ja konstaton fushata të shfrenuara dezinformuese në shumë vende të saj, Ministria e Jashtme ruse i lejon vetes të ankohet për përzierje në punët e brendshme. Politika e jashtme e Evropës ende nuk ka aq fantazi sa të dallojë potencialin e elefantëve të mëdhenj”, konstaton analisti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result