Përgjimet, Rama: Biseda të tilla kam bërë me të gjitha shtabet, e do ta përsëris

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për përgjimet, po mban fjalën  duke komentuar situatën në kuvend por dhe përgjimet e publikuara ng “Bild”.

Edi Rama: 

Përgjimet dalin për koka me një ekuivalencë zbratësie të konsiderueshme si koka në fjalë që më drejtohet mua (e ka për Kujtim Gjuzin). U them të gjithë shqiptarëve, bëni një film në mendjen tuaj. Sikur gjithçka flisni në telefon ta shihin në TV çdo bisedë kur del nga konteksti tingullon ndryshe.  Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre ekzaktësisht për motivin që janë bërë.

Në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD, Lulzim Basha e grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditërisht jemi në kushtet kur është vendosur antena në të gjithë shtabin zgjedhor të ps dhe jo në palën tjetër. Ok u bënë por pse nuk u hetuan, pse nuk u veprua dhe në fund pse shkuan tek PD dhe pse dolën në Gjermani dhe pse tani?

Si shpjegohet që lajmet në Gjermani i pararend cim.net i Shqipërisë. Për këtë temë nuk dua të flas më. Besoj se çdo shqiptar e ka kuptuar që është një sallatë e madhe aspak e këndshme fjalësh por ska asgjë dhe përsa më përket jam në proces. 4 javë është afati pë të ngritur padi dhe brenda 4 javësh do i kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin tërësisht të vërtetën lidhur me gjithçka është thënë në adresën time .

Në atë bisedë që është dëgjuar e kam bërë dhe do ta përsëris. Biseda të tilla e kam bërë me të gjitha shtabet pa asnjë problem.  Ajo që vlen duhet ta kuptojnë se 97, gjakderdhja përplasja është e gjitha skemë propagandistike.

Share This Article