Londra shtyn zbatimin e plotë të kontrolleve të importit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe do të shtyjë hyrjen e plotë në fuqi të kontrolleve të importeve të mallrave nga Bashkimi Europian, të nxitura nga Brexit, për në janar 2022, njoftoi sot qeveria britanike. “Kjo datë e re do t’u lejojë bizneseve që të përfitojnë nga më shumë kohë për t’u përgatitur për ndryshimet në kufi”, tha qeveria në një deklaratë. “Gjithashtu, do të zvogëlojë përçarjen, ndërsa ekonomia hapet gradualisht dhe qeveria njeh shkallën dhe rëndësinë e sfidave që bizneset kanë hasur në përshtatjen me kërkesat e reja, ndërsa adreson ndikimin e COVID-19″, shtoi ajo.

Duke justifikuar këtë masë me dëshirën e saj për të lejuar kompanitë të përqendrohen në rimëkëmbjen postpandemike, qeveria e Boris Johnson po shtyn afatin me gjashtë muaj nga kalendari i planifikuar fillimisht. Në mënyrë që të lejojë kompanitë të jenë në gjendje të përshtaten me kufizimet që rezultojnë nga dalja e BM-së nga BE, qeveria kishte vendosur për një zbatim gradual të kontrolleve. Sipas këtij kalendari të ri, kontrollet mbi gjënë e gjallë, bimët me një rrezik të ulët shëndetësor dhe produktet bimore nuk do të hyjnë në fuqi as më 1 mars 2022.

Share This Article