Franca aprovon vaksinën njëdozëshe Johnson & Johnson

albnews
By
1 Min Read

Rregullatori francez i Shëndetësisë ka aprovuar të premten vaksinën njëdozëshe Johnson & Johnson për përdorim në Francë.

Vendimi i këtij shteti ka ardhur pas miratimit të vaksinës edhe nga Autoritetet e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat e huaja.

“Vaksina kundër COVID-19, Johnson & Johnson mund të përdoret nga mosha 18 vjeçare, për moshat 65 vjeçare dhe personat me sëmundje”, ka bërë të ditur rregullatori francez.

Johnson & Johnson do të jetë vaksina e katërt e aprovuar në tregun francez.

Share This Article