Shitja e votës, Doda: Me atë 50 mijë lekësh nuk shtyn më shumë se 15 ditë, mendoni poshtërimin e 8 viteve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ftuar në RTV Ora, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU dhe kandidatja numër 12 në listën e PD në Tiranë, Mesila Doda teksa komentoi situatën parazgjedhore në vend, pati një mesazh si për ata që shesin votën.

Para se të marrin 50 euroshin apo 50 mijë lekëshin, Doda i ftoi të kujtojnë poshtërimin e qeverisë gjatë këtyre 8 viteve.

Mesila Doda:

Një popull mund të dorëzohet para së keqes apo jo? Kjo është në fakt pyetja. Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve në këtë fushatë elektorale. Pra e blejnë votën dhe kush e shet votën. Në fund fare, kur shkojnë te kutia e votimit, vota është e fshehtë. Dhe ai që shet votën dhe kujton se me atë 50 euro apo me atë 50 mijë lekë që do të marrë për atë voteë nuk do të shkojë më shumë se 15 ditë apo një muaj. Duhet të kujtojë 8 vite poshtërim që i janë bërë. Edhe mënyra si e trajtojnë ditën e fundit është mënyra poshtëruese.

Çfarë kanë bërë? Ka një arrogancë të shtrirë në 8 vite. Ka një varfëri të skajshme. Ne po e prekim gjatë fushatës elektorale. Shohim skena, shohim vende që mendonim se nuk ekzistonin, por ekzistojnë në mes të Tiranës. Këta njerëz ka një motivim shumë të madh, janë fëmijët e tyre. Në qoftë se jeta e fëmijëve të tyre nuk i bën të çohen dhe të mendojnë se duhet ta ndryshojnë dhe që duhet ta ndryshojnë…

Share This Article