Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett e ka përshëndetur veprimin e PDK-së për të larguar nga institucionet publike zyrtarët e saj që po përballen me akuza.
“Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar nga institucionet publike zyrtarët e që janë të akuzuar, është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?” ka shkruar Kosnett në Twitter./KosovaPress/