Enriko Papa vazhdon të luajë në nivele të larta në Rumani.
Ish-futbollisti i Tiranës ka mundur të tundë rrjetën në minutën e 43-të në ndeshjen në mes të skuadrës së tij, Botosani me Astra Girgiu.
Papa mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje shumë të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë.
Por, skuadra e Papas nuk arriti të ruajë rezultatin dhe në fund barazoi 1-1 me Astra Giurgiun.
Papa ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon me Botosanin dhe ka mundur të shënojë tre gola, shifra pozitive për një mesfushor.