Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ndan me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.
Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Ai shprehet se nëse e keni kaluar infeksionin nuk duhet të shqetësoheni nga variantet e reja.
Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
gjaku i pacientëve të sëmurë
gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
variantin e Ëuhanit
variantin D614G (klasik)
variantin Britanik
variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.