Është ndarë nga jeta komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku për shkak të covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.
Ai shprehet se gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur dhe me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie.
Postimi i plotë:
“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”