ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 5 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 5 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi : Nuk mund të lejojmë që të rinjtë të largohen

albnews by albnews
20 March, 2021
in Albania
0
Kryemadhi : Nuk mund të lejojmë që të rinjtë të largohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvlluar këtë të shtunë, takim me të rinjtë në qytetin e Fierit, ku ka theksuar se Fieri ka nevojë për personalitetet e veta dhe për kuadro të rinj.

Sipas Kryemadhit, Kryeministri po e shtyn rininë drejt emigracionit.

RelatedPosts

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

“Ajo që ne mendojmë dhe që është shumë e rëndësishme është që sot Fieri ka nevojë për kuadrot e tij, Fieri ka nevojë për personalitetet e veta, të cilat do t’i duhen jo vetëm për politikën, por dhe për ekonominë, industrinë, bujqësinë dhe për shumë fusha të tjera të jetës, të cilat e bëjnë të mundshme jetesën në këtë vend”, tha kryetarja e LSI.

“Ne sot këtu kemi Olën që ka mbaruar studimet jashtë shtetit dhe sot e kemi këtu. Është kthyer në Shqipëri sepse mendon se mund të kontribuojë në këtë vend. Ndërkohë janë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë këtu. Pra, janë një grup  të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë kontribuar, kanë mbaruar studimet, kanë mbaruar shkollat dhe në fund të ditës çfarë iu ofron sot politika shqiptare”,- shtoi ajo.

“Ajo që mua më bën më shumë përshtypje, por që revolta ime ndaj një individi të tillë nuk është më revoltë por është neveri, ndaj një Kryeministri që thotë: ‘Të rinjtë dhe të rejat rrinë në kafe, se punë ka! Prandaj do të marrim të tjerë nga jashtë!’”,-vijoi Kryemadhi.

“Të gjithë të rinjtë dhe të rejat po ikin në Gjermani për të punuar jashtë profesionit të tyre, ku familjet e tyre kanë harxhuar para për t’i diplomuar, për të përfunduar shkollën dhe të shkosh të punosh kamerier. Nuk është turp të punosh, por kur je inxhinier nafte dhe të shkosh të punosh po themi kamerier, kur je ekonomist dhe të shkosh të punosh recepsionist, kur je inxhinier kimist dhe të shkosh të punosh ndihmës/kuzhinier, nuk mund të thuash që ka vende pune. Sepse nuk mund të thuash që janë vendet e punës, por këto njerëz janë dembelë”,- theksoi kryetarja e LSI.

“Pra, ne kemi një Kryeministër që e shtyn rininë tonë që të shkojë në emigracion. Pra është një Kryeministër që e stimulon shpopullimin e vendit. Është një kryeministër që në fakt largon të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria dhe sjell njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje, qoftë kjo emocionale, qoftë kjo historike apo edhe kulturore me vendin tonë”, tha ajo.

“Ndoshta mund të quhet pak nacionaliste, por nuk do ta quaja absolutisht të tillë. Unë nuk mendoj që ka njeri nga ne që lejon dikë të hyjë në shtëpi. Njerëzit prandaj i kanë vendosur derë shtëpisë, që secili nga ne të menaxhojë familjen e tij dhe shtëpinë e tij.
Dhe Shqipëria nuk mund të jetë han pa porta që mund të hyjnë, të dalin dhe të bëjnë çfarë të duan. Kur Shqipëria është një vend që duam apo nuk duam, në të mirë dhe në të keq, është një vend për të cilin kemi luftuar të gjithë, kemi kontribuar të gjithë kush më shumë e kush më pak dhe nuk mund të lejojmë ne që të rinjtë tanë të largohen nga Shqipëria”,- theksoi Kryemadhi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result