Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të shpejtojë përpjekjet e vaksinimit të vendit duke mobilizuar studentë dhe personel mjekësor në pension për të ndihmuar në procesin e vaksinimit.
”Pas marrjes së autorizimit të duhur, ata duhet të jenë në gjendje të mobilizohen, njësoj si zjarrfikësit”, tha Macron të martën gjatë një vizite në një farmaci në Francën Veri-lindore.
”Vaksinimi është një përparësi kombëtare”, tha ai.
Gati 6,4 milionë persona kanë marrë vaksinën e koronavirusit në Francë që nga e hëna në mbrëmje.
Në vendin me gati 67 milionë banorë, rreth 4,3 milionë raste koronavirus janë konfirmuar si edhe 92 000 vdekje.