Një student 20 vjeçar vuan nga tumori dhe është në ditët e fundit të jetës së tij, por kjo nuk e ka penguar që të martohet me të dashurën e tij edhe pse fundi është i ditur.
I gjendur prej ditësh në regjim shtrati dhe nën kujdesin e mjekëve, Owen Copland student i vitit të tretë në Liverpool John Moores University, ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë e tij me personin e zemrës.
Copland u diagnostikua me tumor në tru në nëntor 2020, teksa i kanë mbetur edhe disa ditë për të jetuar.
Ndonëse i është nënshtruar shumë operacioneve, djali nuk ka mundur të mposht luftën me tumorin, ndërsa kontrollet e fundit arrijnë në përfundimin se tumori është rritur ndjeshëm.
Kur mësoi lidhur me këtë fakt, Owen i kërkoi të dashurës së tij, Sarah Jones, që të martohej me të, madje në shtratin ku po merr mjekimin për sëmundjen.
Të mbledhur në shtëpinë e tij në Liverpool, 21-vjeçarja dhe 20-vjeçari i kanë dhënë fund beqarisë, ndërsa organizuan një dasmë modeste me të afërmit dhe miqtë. Owen ka kryer një sërë radioterapish dhe operacionesh, por pa sukses, pasi sëmundja ka përparuar nga dita në ditë.