Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten dollari amerikan (USD) forcoi pozitat me 0,20 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër europiane, euroja u zhvlerësua me 0,01 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 104.60 lekë, ndërsa euro u këmbye me 123.30 lekë.
Ndërkohë, terren përkundrejt lekut humbën sot franga zvicerane ndërsa u forcua ndjeshëm paundi britanik.
Monedha britanike këmbehet me 144.15 lekë, ose 0.91 lekë më shumë dhe franga u zhvlerësua me 0.36 lekë, duke zbritur në kuotën e 111.24 lekëve. /j.p/r.e/