Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për artistin Rasim Thaçi-Cima.
Bashkë me Konjufcën e Kurtin, ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Ndrsyeh, Cima do të varroset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit. Cermonia e varrimit do të mbahet prej orës 13:00. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humoristit.