• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Lulzim Basha suprizon pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, boton libër!

Basha rikujton bisedat e ‘fshehta’ në familje gjatë komunizmit

by albnews
27 March, 2021
in Albania
0
1
VIEWS

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar në News24 periudhën se kur shkroi librin e tij ‘’Misioni im’’.

Ai thotë se libri është produkt i 2-3 muajve të parë të pandemisë, ndërsa në muajt e verës iu rikthye sërish e më pas u përgatit botimi.

Basha thekson se për librin ka folur me disa miq, jo direkt, teksa në fillim ishte i pasigurt për ta shkruar.

Pyetja: Pra, e keni shkruar në kohën e izolimit ndoshta, gjatë pandemisë?

Lulzim Basha: Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim.

Pyetja: Pra ka qenë me faza të ndërprera, por në total sa ka qenë puna përfundimtare?

Lulzim Basha: Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë.

Pyetja: A është dikush me të cilin ju jeni konsultuar për të nisur këtë libër? Paçka idesë që keni patur, me kë jeni konsultuar?

Lulzim Basha: Padiskutim kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme, të përdorshme do të thoja. Kështu që ndërkohë që flisja me disa miq, një rreth të ngushtë miqsh, doja në radhë të parë të isha i sigurt që ajo që do të dilte do të ishte jo thjesht një rrëfim por diçka më shumë, një thirrje, një mision ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur kapërcimin e dëshpërimit që u shumëfishua në ato muaj. Të plogështisë, te mungesës së besimit dhe të dyshimtë në të cilin është parë dhe po shihet politika. Dhe hapjen e një dritareje për ta parë politikën ndryshe ashtu siç në fakt ajo është themeluar si institucion që me nisjen e civilizimit si një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Jo si një shfaqje e madhe që okupon çdo hapësirë publike, që ndrydh apo trysnin mendjet e njerëzve, sidomos tani në kohën e masmedias dhe medias sociale. Por si një instrument që lehtëson jetët e njerëzve, lehtëson ekonominë dhe përpiqet ta përmirësojë sa më shumë jetën e individit.

Kreu i PD i është kthyer edhe njëherë kujtimeve për bisedat e fshehta në familjet gjatë periudhës së komunzimit.

Në News24, Basha thotë se njerëzit ruheshin pasi fëmijëve mund t’iu shpëtonte goja, ndërsa theksons e bisedat e tij me dajën ishin besim në kufijtë e pakujdesisë, pasi daja i tij nuk i bënte me këdo.

Ai thotë se beson tek liria, familja dhe zoti, si tre elementë që mbajnë shtyllën kryesore të një shoqërie.

Pyetja: Unë do të doja të ndanim bashkë përgjatë kësaj bisede disa mesazhe dhe  mendime që janë  dhënë në libër për të gjithë ata që na ndjekin por edhe për ata që e kanë librin. Libri nis me një përshkrim në vitin 84 me biseda sekrete familjare që zhvilloheshin fshehurazi. Ju aty përmendni dajën tuaj dhe jo vetëm dhe që në moshën 10 vjeçare ju dëgjonit Zërin e  Amerikës. Për çfarë bisedash sekretë bëhej fjalë zoti Basha?

Lulzim Basha: Bëhej fjalë për biseda  në të cilat shprehej pakënaqësia ndaj gjendjes, regjimit. Vendi ishte i izoluar, varfëria ishte mbizotëruese, kishin filluar atom që quheshin ato që quheshin tollonat. Pra familjet edhe në qendër të Tiranës nuk ishin në gjendje të siguronin ushqimet bazë, kishte një klimë terrori, represioni psikologjik që ndihej kudo. Natyrisht unë isha në një moshë shumë të re, të vogël për të kuptuar dimensionin e thellë të pakënaqësisë që ndihej kudo. Por në të njëjtën kohë isha mjaftueshëm i vetëdijshëm për të kuptuar se bëhej fjalë për dy gjëra të ndryshme. Një realitet të vërtetë të cilin  e mishëronin këto biseda dhe një realitet fals, një falsitet që na ushqehej nga mëngjesi deri në darkë në ambientet fjala bie në shkollë apo në ambientet e tjera shoqërore përmes propagandës atyre katër orëve të famshme të programit televiziv që kishte atëherë e vetmja media në Shqipëri e kështu me radhë.

Pyetja:  Çfarë kujtoni se ju thoshte daja juaj apo edhe njerëzit, familjarët?

Lulzim Basha: Shiko, njerëzit ruheshin. Në veçanti ruheshin me fëmijët sepse fëmijët mund t’i shpëtonte goja dhe mund ta pësonte i afërmi. Por i kam veçuar bisedat me dajën sepse tregonte një  besim në kufijtë e pakujdesisë në raport me mua. Nuk ishte diçka që e bënte me këdo dhe prandaj e kam veçuar edhe atë episod të dëgjimit të Zërit të Amerikës sepse sado që kthehem në kohë ky është momenti i parë kur kujtoj atë interesat  e grishje e asaj që qartësisht ishte interesi politik dhe që sigurisht me vonë mori forma të ndryshme deri në angazhimet e mia direktë në Lëvizjen e Dhjetorit bashkë me disa shokë të tjerë të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe pastaj episodet e tjera të jetës time deri më sot

Pyetja: Zoti Basha ju thoni se gjithmonë ju ka shoqëruar politika e orientuar djathtas, fjala e  lirë, dashuria për  atdheun, por edhe besimi në Zot.

Lulzim Basha: Padiskutim që besoj, kjo është diçka për të cilën, ndonëse është pjesë e sferës private, jetës private, unë se kam mbajtur ndonjëherë sekretë. Unë besoj fortë se në shoqëri ka nevojë të forcojë dhe ruajë disa shtylla kryesore për të përparuar, e para dhe kryesorja është familja, familja si streha dhe si garancia për një individ të shëndoshë, e kam fjalën jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor, shëndetin etik, moral të individit. Nuk ka në bindjen time një garanci më të fortë se sa familja, që një individ të ndihet i plotësuar dhe i motivuar, për të dhënë maksimumin. Së dyti, liria si dikush që është rritur 16 vitet e para të jetës në diktaturë, e them me bindjen më të thellë se nuk ka pasuri më të madhe, për një qytetarë, për një individ, për një të ri, për një prind dhe për familjen si qeliza bazë  e kombit sesa liria, liria si mundësi, për të shfrytëzuar talentin tënd, liria për tu shprehur, liria për t’u angazhuar, për të arritur, për t’u angazhuar, për të ecur përpara. Dhe së treti besimi në Zot. Këto tre elemente, kjo e treta natyrisht sjell një forcë të brendshme, sjell po kështu edhe kufijtë etikë dhe moral të sjelljes. Këto të treja së bashku janë rregullatorët e një shoqërie, rregullatorët e një kombi,  në respekt të  këtyre të trejave dhe në funksion të këtyre të trejave, në shërbim të këtyre tre lirive, që një qeveri e përgjegjshme duhet të veprojë, për të kryer pastaj detyrat e saj të shumta që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, zbatimin e ligjit, garantimin e shëndetit, të arsimit dhe mbi të gjitha garantimin e zhvillimit ekonomik, prosperitetit ekonomik për gjithë shoqërinë.

Pyetja: Ju thoni se do të ktheni besimin e shqiptarëve tek politika. Një politik që është jo e bukura, e zhurmshme që kemi tani, që ka shumë protagonizëm dhe që po i bezdis njerëzit. Pra ju zotoheni se do të bëni të kundërtën e saj zoti Basha. Por sa do ta arrini këtë? Sepse politika e ka përfshirë shumë individin. Ne në të vërtet kemi një politikë shumë të zhurmshme dhe do s’do jetojmë me të. Nëse ju do të jeni kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, sa pak protagonist do të jeni?

Lulzim Basha: Protagonizmi nuk ka nevojë të jetë publik, nuk ka nevojë të jetë teatralë, nuk ka nevojë të jetë një shfaqje e përditshme, e lodhshme. Nuk ka nevojë kryeministri të jetë edhe aktori edhe inxhinieri edhe kryemjeku, përkundrazi politika duhet të veprojë në mënyrë të tillë që mos e bezdisë as shoqërinë, as individin, por të kryejë detyrat e veta të cilat janë detyra serioze. Politika është një mision seriozë dhe nuk mund të kthehet në një spektakël, nuk mund të kthehet në një shfaqje, për këtë duhet arti, duhet kultura, duhet sporti, ato duhet të mbështeten fuqimisht nga politika, nga qeveria dhe ky është një nga zotimet të cilat unë kam përsëritur edhe në librin që ju keni në dorë, por edhe në programin politikë dhe në planin tonë të qeverisjes për nesër. Pra ajo që besoj është që ne duhet ti largohemi politikës si një instrument që dominon të përditshmen e shqiptarëve me zhurmë të madhe me tam tame, me antagonizëm, me konfliktualitet shpeshherë të nxitur në mënyrë artificiale, ndaj të cilit nuk mund të them që skam rënë dhe unë pre shpeshherë, sepse antagonizmi politik pra përballja e palëve nganjëherë të detyrojnë të përgjigjesh dhe jam i vetëdijshëm që në këtë përballje shpeshherë je  i detyruar të bësh pjesë i këtij konfliktualiteti. Pyetja është a zgjidh ky konfliktualitet, apo i rëndon problemet e qytetarëve? Unë jam me profesion jurist, pra nuk e konsideroj politikën profesion. Më karakterizon nacionaliteti dhe dëshira për të zgjidhur një problem. Për të zgjidhur problemet e shumta që ka shoqëria. Ndërsa politikën e konsideroj mision dhe duke e konsideruar si të tillë besoj se aktualisht zë një vend tepër të madh në jetën e shqiptarëve dhe zgjidh shumë pak probleme madje do të thoja shkakton probleme të tepërta në vend që të zgjidhi ato ekzistueset dhe në këtë kuptim një nga zotimet e mia kryesore është një qeverisje racionale, një qeverisje jo e zhurmshme, jo me një omniprezencë të të parit të qeverisë nga mëngjesi deri në darkë për të zëvendësuar gjithçka tjetër, apo për të bërë për të harruar gjithçka tjetër përfshi këtu edhe mangësitë e qeverisjes apo dështimet e qeverisjes. Ky është një nga zotimet e mia kryesore dhe është në përputhje të plotë me besimin tim, me formimin tim dhe me provojnë time se si funksionon politika e mirë në Europë, ajo i zgjidh çështjet pa teatër, pa zhurmë, por duke marrë masa efektive që prekin dhe zgjidhin jetën dhe problemet e përditshme të çdo shqiptari.

Pyetja: Nga politika që keni parë apo keni jetuar gjithë këto vite dhe ju vetë e përshkruani shumë të zhurmshme, ju i përshkruani subjektet e reja, lëvizjet e reja politike si arnime jo zgjidhje të problemit. Me këtë politikë të zhurmshme që ne kemi patur deri tani zoti Basha, a mund ta meritonin shqiptarët një forcë të re politike që ndoshta do të sillte këtë që ju përshkruani dhe ndoshta…….

Lulzim Basha: Ajo që kam thënë dhe ajo që kam shkruar në libër është ajo që besoj. Forcat e reja politike kanë lindur dhe janë shuar pothuajse me një ritëm të njëjtë gjatë këtyre 30 viteve. Më e rëndësishme se sa vetë lindja e një force të re politike është reforma e forcave politike. Sepse në qoftë se një forcë politike lind me të njëjtin qëllim, apo me të njëjtat instrumente siç edhe ato që faktikisht janë përgjegjëse për situatën aktuale politike nuk kemi asgjë të re. Ndaj dhe fokusi im në krye të Partisë Demokratike e në veçanti në këto 7 vite e gjysmë në opozitë ka qenë trajtimi i partisë dhe i partive politike si institucione jo si pronë private. Reforma e tyre vendosja e misionit të tyre në qendër të ekzistencës së tyre dhe mendoj që kjo është ajo që i shërben qytetarit, kjo është ajo që i shërben demokracisë. Nëse politika reduktohet në përplasje mes forcave politike, ku ka forca kryesore dhe forca të reja pastaj që shikojnë, apo mendojnë, apo shpresojnë  për hapësira për ty bërë pjesë e kësaj loje. Kjo nuk është mënyra se si e shoh unë zgjidhjen, as me 25 prill, as afat gjatë. Zgjidhja vjen kur forcat politike e kuptojnë se ekzistojnë për hir të interesit publik dhe për ti shërbyer interesit publik, për ti shërbyer interesit të njerëzve. Dhe këtë duhet ta demonstrojnë  duke treguar në çdo çast qoftë në opozitë, qoftë në qeveri tiparet e një pasurie publike dhe jo tiparet e një reparti, një gazerme e një interesi të ngushtë njerëzish që janë të obsesuar pas pushtetit dhe interesave të pushtetit. Dhe këtu do të thoja që një nga lëvizjet më të forta, një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr që ka qenë largimi nga parlamenti dhe djegia e mandateve, me gjithë ato që mbërthen brenda ilustron bindjen time se politika nuk duhet parë si privilegj, por si një peshë, si një barrë që duhet mbajtur me, duhet mbajtur me seriozitetin dhe me solemnitetin e plotë. Nuk është lojë. Ke në dorë fatet e njerëzve, ke në dorë të përmirësosh jetën e tyre, po kështu ke në dorë ta bësh më keq nëse je i papërgjegjshëm, nëse je i pavëmendshëm, nëse je egoist. Ndaj në këtë kuptim besoj se së pari nuk ka instrument më të mirë politika për të zgjidhur problemet dhe çdokush që thotë të kundërtën investohet në diktaturë, investohet në asgjësimin e debatit publik dhe politik. Dhe ne e dimë kur nuk ka debat, kur nuk ka përplasje idesh se çfarë sjell kjo për shoqërinë, e dimë sepse kemi jetuar në një diktaturë ku mungonte debati publik apo ku kishte një debat fals. Dhe së dyti se prej lashtësisë e deri më sot politika e mirë, politika që orientohet nga zgjidhja e problemeve të njerëzve, është i vetmi instrument për ndryshim. Nuk ka instrument tjetër për ndryshim! Thjesht të urosh, të lutesh dhe të qëndrosh në shtëpi, nuk ndryshon asgjë! Të marrësh pjesë aktive, të kontribuosh në ide, të jesh kritik, por në të njëjtën kohë, të mbash përgjegjësinë si qytetar për të votuar dhe për të shpërblyer apo ndëshkuar me votë forcat politike në raport me programin që prezantojnë dhe zbatimin e këtij programi. Ky është thelbi i demokracisë, kështu funksionon Europa! Kështu ka ecur përpara demokracia në Europë dhe ka garantuar pastaj edhe zhvillimin ekonomik, edhe zhvillimin shoqëror, në kuptimin që ka garantuar punësimin sipas talentit, sipas mundësive dhe ka garantuar që edhe më të pamundurit mos të mbeten pas. Ky është mekanizmi që e ka bërë Europën sot të përparuar, atë kontinent apo atë le të themi realitet politik, ndaj të cilit për fat të keq, po largohen masivisht shqiptarët dhe ky është mekanizmi që unë kam bindjen e thellë do të ndryshojë Shqipërinë por ama, përmes një politike me fytyrë njerëzore, përmes institucioneve që i kthehen publikut, përmes shtetit që është në funksion dhe në shërbim të njerëzve.

Pyetja: Ju e cilësoni që më parë, para se të përfshiheshit aktivisht në politikë, ju keni profesionin e juristit, mbanit pozicione që shumëkush nuk do t’i linte, nuk do mund të ndahej prej tyre sot. Që prej 2004 të përfshiheshit në politikë dhe të përmbushnit një mision. Ju keni pasur mjaft poste me rëndësi, zoti Basha. Keni qenë ministër transportesh, ministër i brendshëm, ministër i jashtëm, kryetari i bashkisë së Tiranës. Tani, në 2021 që jeni dhe misioni juaj është shprehur botërisht për më tej, deri tani, deri më 2021, çfarë keni realizuar ju nga misioni juaj?

Lulzim Basha: Padiskutim që kam patur privilegjin të jem në drejtimin e disa institucioneve kryesore të shtetit shqiptar në momente kyçe për ato fusha që mbulonin dhe ajo që dua të them pa rënë në përsëritje, sepse këtë më është dhënë mundësia ta them nëpër intervista të shumta, është besimi se kur i vendos vetes një pikësynim për të arritur diçka në funksion të së mirës publike, të dobisë së qytetarëve, atëherë nuk ka forcë të të ndalë për të arritur atë pikësynim. Dhe kjo, nuk buron thjeshtë dhe vetëm nga aftësitë e mia apo le të themi, mënyra sesi e përjetoj politikën dhe pushtetin që të jep politika për të realizuar diçka por ka të bëjë me besimin tim te shqiptarët, që me drejtimin dhe me përgjegjësinë e duhur në drejtim kanë treguar që kanë forcën, kemi forcën të arrijmë gjëra në dukje të pamundura. Për shembull, kujt ja merrte mendje që për dy vite do të ndërtonim tunelin më të gjatë në Ballkan dhe dhjetëra vepra të tjera si pjesë e rrugës së kombit për të lidhur Shqipërinë me Kosovën. Në vitin 2005 kur mora këtë detyrë, pothuajse askujt. Kujt ia merrte mendja që Shqipëria brenda një kohe të shkurtër do të ftohej dhe do të bëhej anëtare e NATO-s në një kohë që vendi prej dekadash vuante nga një imazh negativ. E pra, ne arritëm jo vetëm të kapërcenim këtë imazh por të merrnim hapa të mëdhenj përpara, reforma të thella që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe sot e marrim të mirëqenë. Por, për shumë kënd që ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve është e qartë se ka qenë një mision pothuajse i pamundur atëherë. Edhe më e  pamundur meqë jemi këtu tani në këtë ambient dhe përpara kemi godinat e disa ambasadave të akredituara në Tiranë edhe më e pamundur ka qenë për shqiptarët, edhe më e parrokshme ka qenë ideja se do lëviznim pa viza në Europë. Dhe kur kam marr përsipër këtë detyrë, këtë mision të tretë për të realizuar, kam qenë i vetëdijshëm për skepticizmin dhe për, le të themi, dramën që përthyhej në çdo familje shqiptare, brenda mureve të çdo banese shqiptare ku kishte dhe ka pothuajse çdo familje të paktën një anëtar të familjes në emigracion. Por ishte besimi që ne jo vetëm mund t’i arrinim por edhe mund t’i tejkalonim kushtet e kërkuara që më frymëzoi dhe më mbajti në një betejë që pak kush e besonte por që brenda një kohe të shkurtër, një vit e gjysmë, çoi në heqjen e vizave për shqiptarët. Pra, në këtë kuptim atë që e quaj bekim në këto vite shërbim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është… më ka investuar me një besim të madh jo vetëm tek vetja ime por tek shqiptarët, tek qytetarët, tek kolegët, tek qindra zyrtarë të ndershëm të shtetit, bashkë me të cilët sigurisht me përkushtim, me pasion dhe me besim në pikësynimet e vendosura, ja kemi dalë të arrijmë gjëra të cilat në dukje në atë moment ishin të pamundura.

Ka rëndësi të veçantë, në këtë moment sepse në këtë moment një nga problemet kryesore është beteja që kemi brenda vetes tonë, beteja që kemi për të besuar tek e nesërmja, beteja që kemi për të besuar tek shpresa sepse një nga problemet kryesore të këtyre 8 viteve nuk ka qenë thjesht ngecja e vendit në vend-numëro sa i përket fjala bie integrimit europian, apo ekonomisë, apo e fushave të tjera por krijimi i një mendësie që kështu paska qenë fati ynë, kështu është e shkruar. Dhe kjo forcohet edhe nga gjuha që “shiko, nuk ka më mirë se kaq, e dimë që s’janë mirë punët por më mirë se kaq nuk ka”, kjo është një shprehje e një arrogance dhe papërgjegjshmërie shumë të madhe dhe është kjo që shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë më 25 Prill. Dhe kjo është thirrja e kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve, kur ju them që shikoni, dëgjoni, kujtoni që ne kemi bërë më mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë shumë më mirë sesa ç ’jemi sot. Që kur i bëjmë bashkë vullnetet tona, kur kemi besim tek e nesërmja nuk ka pengesë që ne nuk e tejkalojmë dot së bashku. Ky është edhe do të thoja lajm-motivi që përshkon këtë pjesë politike të kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve që së bashku nuk ka pengesë të cilën nuk mund të mos e tejkalojmë dhe sot pengesa kryesore është normalizimi i vendit, është rikthimi i zhvillimit ekonomik dhe padiskutim anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Previous Post

Salianji: Të rikthejmë fitoren në nivelet e vitit 2005

Next Post

Xhaferi: Anëtarësimi në NATO, vepër e të gjitha garniturave të kaluara dhe aktuale politike

albnews

albnews

Related Posts

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH
Albania

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Next Post
Xhaferi: Anëtarësimi në NATO, vepër e të gjitha garniturave të kaluara dhe aktuale politike

Xhaferi: Anëtarësimi në NATO, vepër e të gjitha garniturave të kaluara dhe aktuale politike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM