Humbja e partisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan në garën e Stambollit, mund të jetë një katalizator për zgjedhje të parakohshme dhe me opozita shpreson që ky do të jetë fundi i Erdognit.
Kader Sevinc tha se zgjedhjet në Stamboll ishin pikë kthese për Turqinë dhe demokracinë turke.
“Ndoshta zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin. Është një pikë kthese për Turqinë dhe demokracinë turke” tha Sevinc për Euronews.
“Ne jemi në fillim të fundit të udhëheqjes së Erdoganit” shtoi ai, duke përmendur se të gjitha qytetet e mëdha në Turqi tani udhëhiqen nga opozita.
Ekrem Imamoglu, kandidati i opozitës për kryetar të Stambollit fitoi 54.21% të votave të dielën, një fitore shumë më e madhe sesa ajo e para tre muajve.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e udhëhequr nga Erdogan, para tre muajve bëri thirrje për rivotim në Stamboll, por që nga një humbje me diferencë 14.000 vota, ai humbi me afër 800.000 vota.
Erdogan, i cili e ka udhëhequr Turqinë që nga viti 2003, njëherë si kryeministër e më pas si president, ishte kryetar i Stambollit gjatë viteve të 90’ta, dhe raportohet të ketë thënë “kushdo që e fiton Stambollin, e fiton Turqinë”.