Ekipet e shpëtimit të hënën kanë pasur sukses në çlirimin e një anije masive kontejnerësh që e kishte bllokuar Kanalin e Suezit për shtatë ditët e fundit, duke bllokuar një nga arteriet kryesore tregtare në botë, raporton The Guardian.
Një baticë e fortë mesdite ndihmoi një flotë rimorkiatorësh që më në fund të çlirojnë anijën 220 mijë tonëshe dhe ta tërheqin atë drejt një liqeni midis skajit verior dhe jugor të kanalit, ku anija mund t’i nënshtrohej inspektimit teknik, thanë autoritetet e kanalit.
Të dhënat satelitore nga MarineTraffic.com konfirmuan se anija po largohej nga bregu në drejtim të qendrës së kanalit.
Pengesat kanë krijuar një bllokim masiv trafiku në pasazhin jetësor, duke mbajtur të bllokuar 9 miliardë dollarë çdo ditë në tregtinë globale dhe duke tendosur zinxhirët e furnizimit tashmë të ngarkuar nga pandemia e koronavirusit.
Të paktën 367 anije, që mbanin gjithçka, nga nafta e papërpunuar deri te bagëtia, janë ende të grumbulluara në të dy skajet e kanalit, në pritje të kalimit.
Më herët të hënën, një ekip egjiptian i shpëtimit dhe një ekip ndërkombëtar kishte arritur ta çlirojë pjesërisht anijen.