ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm 7 hours ago
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg! 7 hours ago
“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe 7 hours ago
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund 7 hours ago
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente

albnews by albnews
31 March, 2021
in Kosova
0
Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Vjosa Osmani duket se tani i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente.

Ndonëse akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës parlamentare kur do të zgjidhet presidenti, si duket pretendentja për këtë post Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo për faktin që Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, me kryetarin e ri të saj Lumir Abdixhiku, vendosën që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

RelatedPosts

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

Kryetari i LDK-së pas një takimi të kryesisë së partisë tha se partia që ai drejton “nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, kurdo që mbahet seanca.

“Pas një diskutimi të hapur, shterues në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e  presidentit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj”, shkroi Abdixhiku në facebook.

Kosovo Wahlen Wahlkampf Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duhet të ndodhë më së largu deri më 5 maj kur dhe skadon afati gjashtëmujor i ushtruesit të detyrës së presidentit. Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e parë ka siguruar 58 deputetë, ndërsa ka kandiduar zonjën Vjosa Osmani për presidente.

Votat e Vetëvendosjes së bashku me votat e pakicave jo serbe dhe 15 votat e LDK-së, mund t’ia sigurojnë zonjës Osmani kuorumin e mjaftueshëm përtej 80 deputetësh në mënyrë që ajo të zgjidhet presidente. Sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në sallë duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Deutschland Kosovo Enver Hoxhaj in Berlin
Enver Hoxhaj

Dy partitë tjera shqiptare që tashmë janë në opozitë Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, janë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente. Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, (PDK) thotë se partia e tij është konsultuar për çështjen e presidentit dhe nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin. Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj thotë se partia e tij nuk dëshiron që “pushteti të koncentrohej në një parti të vetme”, prandaj në këtë mënyrë ai lë të kuptohet se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente.

Të shmangen mundësitë e zgjedhjeve të reja

Ndërkohë, shumica nga përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. E përfaqësuesit e Listës Srpska, nuk kanë thënë qartë nëse do ta votojnë  presidentin e ri. Dështimi eventual i zgjedhjes së presidentit të Kosovës, automatikisht e çon vendin në zgjedhje të reja.

Premierminister Ramush Haradinaj Kosovo

Prania ndërkombëtare në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të shmangin mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara QUINT-it ditë më parë i kërkuan partive politike, atyre në pushtet dhe opozitë që të punojnë për prioritetet e përbashkëta, duke theksuar qartë se detyrë e parë është zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e Presidentit të ri”, thuhej në deklaratën e përbashkët  të QUINT.

Niederlande Justiz l Kosovos Ex-Präsident Hashim Thaci in den Haag vor Gericht
Hashim Thaҫi në Gjykatën Speciale në Hagë

Që nga 5 nëntori i vitit të shkuar, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaҫit i cili u akuzua për krime lufte nga Gjykata Speciale. Kompetencat e presidentit të Kosovës me ushtrues detyre mund të zgjasin vetëm gjashtë muaj, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

22 November, 2025
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

22 November, 2025

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

22 November, 2025
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result