Rishikohet ekonomia britanike. Rritet më shumë se sa pritej në fund të 2020. Viti në total, i “mjerueshëm”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia e Britanisë, e goditur nga koronavirusi, është rritur më shumë se ç’pritej më parë në 3 mujorin e fundit të vitit të kaluar, por megjithatë, është tkurrur me normën më të madhe në 3 shekuj për vitin 2020 në total.  Shifrat treguan gjithashtu kursimet më të mëdha të familjeve në historik gjatë 2020-s, që sipas Bankës së Anglisë do të nxisë rimëkëmbjen kur konsumatorët të lirohen nga masat e karantinës.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.3% nga Tetori në Dhjetor, krahasuar me tremujorin e kaluar, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Londër. Vlerësimi fillestar i zyrës qëndronte në 1%. Për vitin 2020 në total, produkti i Brendshëm Bruti ra me 9.8% nga 2019-a, nga 9.9% që u vlerësua fillimisht.

Ekonomia britanike ka pësuar një nga goditjet më të mëdha nga të gjitha vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, duke lënë përpara vetëm Argjentinën dhe Spanjën.   Ekonomia e Britanisë vazhdon të qëndrojë 7.3% më e vogël se përpara pandemisë.

Share This Article