Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama inspektoi qendrën e vaksinimit masiv në Berat, u shpreh se nga sot në drekë do të nisë vaksinimi kundër COVID i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit.
Ndërkohë që nesër do të vijohet me punonjësit e policisë fillimisht në Tiranë, e për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Ministrja u shpreh se sot synohet të mbërrihet në shifrën e 100 mijë vaksinave në radhët e të moshuarve mbi 70-vjeç
“Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000. Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve. Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët.
Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Manastirliu.