Rusia ka dërguar mjetet të rënda ushtarake në Gadishullin e Krimesë, të cilin e kishte aneksuar me forcë nga Ukraina në vitin 2014. Ky veprim e ka shqetësuar NATO-n.
Sidoqoftë, Rusia e paralajmëroi këtë aleancë ushtarake kundër dërgimit të trupave për ta ndihmuar Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të merrte “masa shtesë”, nëse NATO-ja bën një hap të tillë.
Forcat e ShBA-së në Evropë janë vendosur në gjendje më të lartë gatishmërie, duke e cituar si arsye eskalimin e agresionit rus në këtë zonë, shkruan BBC.
Një zyrtar i NATO-s i tha agjencisë Reuters se Rusia është duke i minuar përpjekjet për zvogëlimin e tensioneve në lindje të Ukrainës dhe se ambasadorët e NATO-s janë takuar të enjten për të diskutuar për këtë situatë.
“Aleatët i ndajnë shqetësimet e tyre rreth aktiviteteve të gjera ushtarake të Rusisë kohën e fundit në Ukrainë dhe përreth saj”, deklaroi ky zyrtar.