• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Gjermania zgjat ndalimet e hyrjes nga vendet me variante të Covid-19

Pse dështoi Gjermania në menaxhimin e pandemisë?

by albnews
10 April, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Pranverën e kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Gjermania është marrë si vend model për trajtimin e krizës. Ajo ka pasur shifra shumë më të ulëta të të infektuarve dhe viktimave, në krahasim me shumicën e vendeve në botë.

Në valën e dytë që ka nisur pas verës së vitit të kaluar, situata ka ndryshuar dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë në një rast se ajo “është jashtë kontrollit”.

Profesori Hajo Zeeb, nga Instituti gjerman Leibniz për Kërkime Parandaluese dhe Epidemiologji, numëron disa arsye për këtë – një prej tyre: hezitimi ndaj masave.

“Nuk e kemi kuptuar se vala e dytë ishte vërtet afër”, thotë Zeeb për Radion Evropa e Lirë.Reklamë

Ai kritikon fushatën e ngadalshme të vaksinimit si në Gjermani, ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Për vaksinën e diskutueshme AstraZeneca, thotë se nuk mund të këshillojë kundër përdorimit të saj.

Profesor Zeeb, Gjermania e ka menaxhuar mirë pandeminë në fillim dhe është cilësuar si vend model. Por, ajo nuk konsiderohet më si e tillë. Çfarë ka shkuar keq?

Hajo Zeeb: Është një situatë komplekse. Në fillim kemi bërë shumë teste. Kemi pasur vatra të lokalizuara që kanë mundur të kontrollohen më lehtë. Kemi pasur sistem funksional shëndetësor dhe i tillë vazhdon të jetë. Aty-këtu është i mbingarkuar, por kurrë nuk ka ndodhur që njerëzit të mos trajtohen. Por, pas verës së vitit të kaluar, e kemi marrë situatën si shumë të lehtë. Njerëzit kanë qenë më hezitues ndaj masave, ashtu si edhe politikanët. Nuk e kemi kuptuar se vala e dytë ishte vërtet afër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë në fund të janarit: “Ne po e humbasim kontrollin e kësaj gjëje”. Si është situata tani?

Hajo Zeeb: Ende e pavendosur, kam frikë. Merret një vendim politik, pastaj mbi të merret tjetri… Nuk është situatë e qartë. Shifrat e të infektuarve janë rritur dhe vazhdojnë të rriten. Përfundimisht nuk kemi kontroll. Edhe pse shumë vende janë të izoluara, kjo nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar një koronavirus me mutacione. Tani po bëhen diskutime për ashpërsimin e izolimeve.

Në fillim të marsit, Merkel po ashtu ka thënë se “pranvera e vitit 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e vitit 2020”. A ka ende shpresë për një pranverë më ndryshe?

Hajo Zeeb: Nuk jam i sigurt se mund të besojmë në këtë… vetëm nëse vaksinojmë më shumë njerëz se deri më tash.

Do t’iu kthehemi vetëm pas pak vaksinave… Shumica e njerëzve që kanë vdekur në Gjermani në valën e fundit të koronavirusit, kanë qenë të moshuar në shtëpi të pleqve. Këto janë të dhëna nga autoritetet e juaja. A kanë qenë të shmangshme këto vdekje?

Hajo Zeeb: Mendoj se disa kanë qenë të shmangshme, me një kontroll më të madh. Disa edhe janë parandaluar, sepse stafi është mësuar me kohën se si t’i trajtojë, por sidomos në shtëpitë e pleqve, ku ka pasur norma të lartë të infektimit, mendoj se nuk kemi qenë shumë efektivë, për fat të keq. Andaj, disa nga këto vdekje patjetër që mund të ishin shmangur.

Po fushata e vaksinimit si është duke shkuar në Gjermani?

Hajo Zeeb: Po shohim rritje të ngadalshme të dozave që do të arrijnë në qendrat e imunizimit në muajin prill. Deri më tash ka qenë pak zhgënjyese. Vaksinat kanë arritur vetëm te 11 për qind e popullsisë. Por, situatë e ngjashme është në shumicën e vendeve të Evropës.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka paralajmëruar Evropën për fushatë tejet të ngadalshme vaksinimi…

Hajo Zeeb: Pajtohem plotësisht, është shumë e ngadalshme. Mendoj se numri i dozave që i është dhënë Evropës, është më i ulët se në SHBA apo Mbretëri të Bashkuar për shembull. Këto vende kanë vendosur të rezervojnë gjithçka për veten e tyre. Evropa ka prodhuar edhe për vende të tjera dhe kjo është një gjë e mirë. Por, mendoj se është dashur të rrisim kapacitetet e prodhimit, në mënyrë që të rritet edhe shpejtësia e vaksinimit. Ne kemi shumë qendra që do të mund të vaksinonin më shumë njerëz. Në qytetin tim është një e tillë, ku do të mund të vaksinoheshin 15.000 vetë në ditë, por vaksinohen 1.000 ose 2.000 në ditë, sepse aq doza ka. Megjithatë, situata po ndryshon tani.

Sipas një sondazhi që ka publikuar në fillim të kësaj jave qendra britanike YouGov, gati dy të tretat e njerëzve në Gjermani dyshojnë në fushatën e vaksinimit. Cili është mendimi juaj për këtë?

Hajo Zeeb: Është e pritshme sepse ka pasur njoftime të llojit: “do të vaksinohemi shpejt”, “dozat do të arrijnë në mars, pastaj prill, tani fundi i prillit”. Ka arsye për të dyshuar në secilin njoftim që bëhet, sepse në të kaluarën ato nuk janë përmbushur. Për t’i luftuar këto dyshime duhet të furnizoheni me vaksina dhe të vaksinoni njerëz. Pastaj, edhe këto kritika do të zvogëlohen.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka thënë se pret që 20 për qind e popullsisë gjermane të vaksinohet deri në fund të prillit. A është i arritshëm ky synim, marrë parasysh se Gjermanisë i janë dashur tre muaj kohë për të vaksinuar 10 për qind të popullsisë?

Hajo Zeeb: Ky është një tjetër njoftim, ku duhet të bëjmë kujdes. Është e qartë se numri i të vaksinuarve po rritet, por nëse do të mund të vaksinojmë 10 milionë njerëz deri në fund të muajit… është pak sfiduese. Pritet të ketë disa miliona vaksinime në javët e ardhshme, por nëse do të arrijmë 20-përqindshin nuk jam i sigurt, por do t’i shkojmë afër.

Sa njerëz mendoni se do të vaksinohen në Gjermani deri në verë?

Hajo Zeeb: Nëse dozat e premtuara nga kompanitë farmaceutike, sidomos Pfizer/BioNTech, arrijnë… dhe duket që po….atëherë në prill dhe maj do të kemi mjaft doza. Kam përshtypjen se në fund të qershorit, do t’i kemi 55-60 për qind të njerëzve të vaksinuar.

A është kjo shifër e mjaftueshme për imunitetin e tufës?

Hajo Zeeb: Jo, nuk është, për shkak të mutacioneve të virusit. Ajo që shohim tani është se numri i vdekjeve po bie, ndonëse numri i të infektuarve është në një përqindje më të lartë. Për imunitetin e tufës, druaj se do të na duhet vaksinimi i 75-80 për qind të popullsisë.

Kemi parë lajme të ndryshme, vendime, paralajmërime për vaksinën e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca. Ju, çfarë mendoni për këtë vaksinë?

Hajo Zeeb: Vaksina AstraZeneca do të thosha se është një vaksinë e mirë. Ajo ka disa probleme me efektet anësore, për të cilat nuk jemi ende të sigurt. Madje, edhe Mbretëria e Bashkuar tani thotë se ato duhet të shihen me kujdes. Por, ne këtu në Gjermani kemi analizuar ekuilibrin e ekuacionit. Nëse shtyni vaksinimin duke mos përdorur AstraZenecan, ju humbni shumë njerëz që i ekspozohen koronavirusit. AstraZeneca duket se shkakton mpiksje gjaku sidomos te disa gra të moshës së mesme. Është një efekt i rrallë anësor dhe fatkeqësisht fatal në disa raste.

Por, vdekjet nga koronavirusi janë shumë më të mëdha se vdekjet nga efektet anësore të AstraZenecas. Kjo është shumë e qartë. Për ne në Gjermani, kufizimi i AstraZenecas vetëm për moshat mbi 60 vjeç, nuk është problem, pasi për të tjerët, ato vaksina mund të zëvendësohen me vaksina të tjera. Kjo është mirë dhe duhet të bëhet.

Po, vendet që nuk kanë opsione të tilla? Nuk kanë me se t’i zëvendësojnë vaksinat AstraZenca?

Hajo Zeeb: Ato duhet ta marrin definitivisht. Unë nuk do të këshilloja kundër përdorimit të AstraZenecas. Ka disa barna, ka disa trajtime për personat që mund të kenë imunitet të dobët në sistemin e koagulimit të gjakut. Pra, ky problem i veçantë mund të trajtohet. Kjo mund të jetë zgjidhja nëse kjo vaksinë është e vetmja.

Por, si mund të më bindni mua që jam grua dhe jam nën 60 vjeçe?

Hajo Zeeb: Unë nuk dua t’ju bind, por do t’ju tregoj frekuencën e efekteve anësore, e cila është shumë e rrallë. Pastaj, ju duhet t’i shihni edhe gjasat që i keni për t’u sëmurë nga koronavirusi dhe këto gjëra duhet t’ju udhëzojnë në vendimin që do ta merrni. Por, përfundimisht, duhet të dini se efekti anësor i mpiksjes së gjakut është shumë i rrallë. Shansi juaj personal është 1 në 100 mijë. Ndërsa, kontraktimi i koronavirusit ka më shumë gjasa këto ditë. Pra, ju duhet të jeni në pozicion për të vendosur dhe nëse vendosni kundër kësaj vaksine, atëherë duhet t’ju ofrohet një tjetër.

Tani, padyshim se ka disa hezitime në lidhje me vaksinat, por në anën tjetër ka shumë arsye të mira për t’u vaksinuar: i ndihmoni vetes, e zvogëloni rrezikun për veten, e zvogëloni rrezikun për familjen, fqinjët, e sidomos për të moshuarit rreth jush. Ne gjithmonë kemi përdorur vaksina, me dekada e shekuj. Ato janë një parim i njohur në mjekësi dhe këto tani nuk janë ndryshe.

Kur do t’i kthehemi normalitetit?

Hajo Zeeb: Nuk do t’i kthehemi normalitetit ashtu siç e kemi pasur. Do të kemi një jetë më ndryshe edhe në të ardhmen. Tashmë të gjithë e kemi përvojën e të jetuarit nën renë pandemike. Dhe, disa gjëra nuk mund të kthehen krejtësisht siç kanë qenë. Por, sidoqoftë, shpresoj dhe besoj se shumica e vendeve, si ne në Evropë, do t’i kthehen asaj normales deri në vitin e ardhshëm. Njerëzit do të mund të takohen, të shijojnë qytetet e tyre, të ndjekin ngjarje kulturore e të tjera./REL/

Previous Post

Publikohet lista e Kosovës që synon të shkruajë histori

Next Post

Shpërthen vullkani në Karaibe, mijëra njerëz evakuohen

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Shpërthen vullkani në Karaibe, mijëra njerëz evakuohen

Shpërthen vullkani në Karaibe, mijëra njerëz evakuohen

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM