PSG-ja kishte refuzuar ofertën e Realit prej 300 milionë eurosh për Neymarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germaini kishte refuzuar ofertën e Real Madridit në vlerë prej 300 milionë eurosh për sulmuesin brazilian, Neymarin.

Këtë e ka zbuluar Wanger Ribeiro, i cili në të shkuarën ka qenë agjent i Neymarit. Ribeiro ka thënë se këtë ofertë, Reali ia kishte bërë PSG-s në vitin 2019 por që menjëherë ishte refuzuar nga ekipi francez. PSG-ja, ishte përgjigjur se Realit nuk do t’i mjaftonin as “një miliardë” euro për ta transferuar Neymarin.

“Në vitin 2019, Neymari ishte afër kalimit të Real Madridi. Madje, Reali kishte ofruar 300 milionë euro për kartonin e Neymarit por që kjo ofertë ishte refuzuar nga parisienët”, ka thënë Ribeiro.

Neymar në vitin 2017 iu bashkua PSG-s nga Barcelona për 222 milionë euro duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në botë.

29-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri vitin e ardhshëm kurse këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Share This Article