SHBA: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të shkojë drejt përfundimit.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i ShBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.

“Misioni i UNMIK-ut ka një kohë të gjatë që ka përmbushur misionin e tij dhe tani UNMIK-u të shkojë drejt mbylljes”, tha ai.

Ai poashtu përgëzoi Kosovën për zgjedhjet parlamentare transparente, dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“SHBA-ja e përgëzon Kosovën për organizimin e zgjedhjeve fer dhe transparente si dhe formimin e institucioneve, gjithashtu duam ta përshëndesim vendosjen e marrëdhënieve të Kosovës me Izraelin”, u shpreh ai.

Share This Article