Torino ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi të dielën duke e mposhtur Romën me përmbysje 3:1.
Në këtë takim nga minuta e parë u paraqit edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, ku luajti për 63 minuta në këtë sfidë.
Pas vetëm tre minutash lojë, kryeqytetasit kaluan në epërsi me anë të Borja Mayoral që u asistua nga Pedro.
Por, 45 minutat e dytë ishin krejtësisht ndryshe me vendasit që rikthyen gjithçka në favor të tyre.
Në minutën e 57-të, Antonio Sanabria arriti të barazoi rezultatin në 1:1.
Në minutën e 72-të, Simone Zaza bëri një gjuajtja të fuqishme, duke dërguar topin për 2:1.
Fitoren e vuloi Timas Rincon në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin 3:1.