Britania e Madhe: Rusia të lirojë menjëherë opozitarin Navalny

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Britania e Madhe është thellësisht e shqetësuar nga përkeqësimi i situatës shëndetësore të opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg.

Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Navalny-n i cili është i arrestuar për “arsye politike”.

“Ka shqetësim të thellë nga lajmet lidhur me përkeqësimin e situatës shëndetësore të Navalny-t”, thuhet në deklaratën ku kërkohet që të lejohen punonjës të pavarur të shëndetësisë që të vëzhgojnë situatën shëndetësore të Navalny-t.

Opozitari rus Navalny njoftoi fillimin e grevës së urisë duke treguar si arsye refuzimin e kërkesës së tij për ndihmë mjekësore në burgun ku ai ndodhet.

Navalny u arrestua dhe u vendos në burg pasi gjykata e Moskës më 2 shkurt, dënimin e pezulluar me 3,5 vite burg me të cilin Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën e ktheu në dënim me burg prej 2,5 vitesh duke llogaritur edhe kohën që ai ka kaluar në arrest shtëpiak. 

Share This Article