Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference që ka mbajtur sonte në selinë blu, ku kanë mbetur dhe pak orë nga votimet e 30 qershorit, ka pohuar se ky regjim është plagosur dhe do të rrëzohet shumë shpejt.
“Ky regjim është plagosur dhe do të rrëzohet shumë shpejt. Ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, dhuna është i vetmi mjet për ta hequr. Unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Forca jonë është te këmbëngulja, duriomi dhe kurajoja jonë. Asnjë rezultat dhe pushtet politik që del nga dhuna nuk ka sjellë gjë të mirë për popujt.Nga dhuna nesër nuk përfiton askush veç Edi Ramës. Dhuna dhe viktimat i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët mes njëri-tjetrit. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja dhe izolimi i tij”, tha Basha./Ora Nesws/
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F1251637081706576%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>