Anketa, VMRO prinë te maqedonasit, BDI te shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një anketë të zbatuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjysma e qytetarëve vlerësojnë se Kryetari i tyre i Komunës nuk meriton të rizgjidhet. Gjithsej 57% e shqiptarëve vlerësojnë se kryetari i komunës nuk meriton të vazhdojë, për dallim nga maqedonasit me 37.9%.

Krahas kryetarëve të komunave, qytetarët janë shprehur dhe për partitë politike.

Të pyetur se për cilën parti politike do të votojnë në zgjedhjet lokale, 22.4% e qytetareve kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, kurse 21.6% për LSDM-në. Për BDI-në do të votonin 8.0%, kurse për ASH-në 6.2%. Për “E Majta” 5.2%.

Share This Article