Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit në këtë qytet.
Teksa përshkoi me këmbë qendrën e Elbasanit, Basha përcolli këtë mesazh për gazetarët.
“Për një të ardhme të ndritur për Elbasanin. Dimrit po i vjen fundit, vera po vjen. Çdo qytetar në kutitë e votimit”, tha Basha.
Më pas Basha i shoqëruar dhe nga kandidatët për deputetë në Elbasan, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka është ulur në një lokal te kalaja për të konsumuar një kafe së bashku.