Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Duncan Norman, ditën e sotme në kuadër të procesit të numërimit të votave ka ndjekur nga afër këtë proces në Vlorë.
Ndërkohë nga Vlora Norman është shprehur se është shumë shpejt për të folur në lidhje me procesin elektoral pasi akoma nuk është mbyllur, për të dhënë opinionet dhe komentet e plota për këtë duhet që të presim përfundimin e numërimit.
“Është kënaqësi të jem në Vlorë dhe të marr pjesë në procesin e numrit, dje udhëtuam në Shqipërinë qendrore për të parë procesin dhe sot kemi ardhur në jug për të parë se si shkon procesi i numërimit. Jemi akoma në një proces elektoral dhe nuk do ishte me vend që të flisja në këtë moment në lidhje me atë që kam parë. Sapo të mbyllet ky proces ne do të kemi kohë që të flasim në lidhje me këtë proces.
Ajo që është e rëndësishme është që tu japim hapësirë personave që merren numërimin. Në momentin që ky proces të ketë mbaruar do të japim dhe detajet në lidhje me ecurinë e këtij procesi”, ka thënë Norman.