ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur 3 hours ago
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë 4 hours ago
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti 4 hours ago
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut 4 hours ago
“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kryeministri kosovar Albin Kurti në Bruksel me krerët e BE-së

albnews by albnews
27 April, 2021
in Kosova
0
Kryeministri kosovar Albin Kurti në Bruksel me krerët e BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën ndodhet në Bruksel për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me krerët e institucioneve të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton në Bruksel, një ditë pasi në kryeqendrën evropiane ishte Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili u takua me kreun e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe ku u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë qëndrimit në Bruksel Kurti takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me drejtuesin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Para nisjes për në Bruksel, kryeministri kosovar Albin Kuti zhvilloi biseda në një takim virtual me diplomatin amerikan Mathew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ky i fundit shkroi në Twitter se ka pasur diskutim të gjerë me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatin amerikan Matthew Palmer lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. “Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, shkroi Kosnett.

Nga pala kosovare nuk është konfirmuar, se kur mund të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi por, pas Takimit të Vuçiq me Borrel në Bruksel, flitet se një takim Prishtinë-Beogradmund të realizohet më 11 maj. Për këtë nuk është e njoftuar qeveria e Kosovës, ku sipas zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu, për një takim të tillë duhet të ketë dakordim nga të gjitha palët. “Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, shkroi zëdhënësi Kryeziu.

Bildkombo Albin Kurti und Aleksandar Vucic

“Non-paper” – Fake news

Gjatë ditës së djeshme një medium kosovar publikoi një dokument “non-paper”, ku shkruhej se ky “dokument”, është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Aty shkruhej se “në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës gjermane në Prishtinë, ku thuhet se publikim i dokumentit “non-paper”, është fake news, dhe se ky dokument nuk është gjermano-francez. Këtë reagim e bëri në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori gjerman Joern Rohde, duke thënë se Gjermania e përkrah dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe i ngarkuari Miroslav Lajçak.

“E ashtuquajtura “non paper” gjermano-franceze e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është gjermano-francez. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori Joern Rohde.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

20 November, 2025
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

20 November, 2025
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

20 November, 2025
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result