Të hënën Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të Republikës, bën të ditur Ora News.
Përmes një postimi në Facebook të zëdhënësit të kreut të shtetit, u la të kuptohet se Meta do i shkojë deri në fund mandatit të presidentit, që i përket data 24 korrik 2022 dhe më pas, pikërisht ditën kur mbaron mandati i tij ai do t’i bashkohej LSI.
Kjo nuk është nisma e parë e PS-së për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Hera e parë kur PS kërkoi shkarkimin e Metës ishte pas vendimit të tij për të shfuqizuar dekretin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.