Një dozë e vetme e vaksinës antiCOVID-19 mund të shkurtojë transmetimin e virusit deri në 50 %, thanë studiuesit e organit shëndetësor të Anglisë.
Sipas përfundimeve të një studimi të ri të botuar sot, personat e vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinave Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca/Oxford, të infektuar të paktën tri javë më vonë, kishin midis 38 % dhe 49 % më pak të ngjarë të transmetonin virusin te personat me të cilët jetonin.
Mbrojtja ndodhi dy javë pas vaksinimit dhe shifrat e saj u krahasuan me të personave që nuk ishin vaksinuar.
Tani po punohet për të parë nëse dy doza mund të parandalojnë transmetimin e mëtejshëm dhe, si edhe si vaksinat mund të parandalojnë përhapjen e virusit në popullatën e përgjithshme.