Sa vota i sollën PD-së aleatët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ndryshimeve Kushtetuese dhe në Kod Zgjedhor të bëra nga mazhoranca në Kuvend, në zgjedhjet e 25 prillit opozita u fut me një listë të përbashkët.

Të gjithë aleatët e Bashës, përveç LSI-së e cila doli në listë më vete, të gjitha forcat e tjera opozita u rreshtuan në listën “Basha”.

Po sa vota i ka dhënë koalicionin “Aleanca për ndryshim” gjithë këta aleatë në 25 prill?

Sipas llogarive referuar të dhënave paraprake të KQZ-së me kutitë e numëruar deri më tani rezulton se në total aleatët i kanë dhuruar Bashës rreth 35 mijë vota në rang vendi.

Ndërkohë, falë kësaj liste, nga aleatët kanë mundur që të dalin deri më tani 6 deputetë nga këto 35 vota.

Kujtojmë se me rreth po 35 mijë vota PSD e Tom Doshit arriti të marrë 3 deputetë këto zgjedhje.

Ndërsa LSI e Monika e Kryemadhit edhe pse mori rreth 107 mijë vota siguroi vetëm 4 mandate deputetësh.

Lista e Aleatëve në listën Basha dhe votat që ata morën në 25 prill:

Tiranë

Fatmir Mediu (Aleat PR) 5684

Shpëtim Idrizi (Aleat PDIU) 6424

Vangjel Dule (Aleat PBDNJ) 680

Mesila Doda ( Aleat PDIU) 1955

Dashamir Shehi (Aleat LZHK) 4707

Sali Shehu (Aleat FRD) 2060

Ylber Valteri (Aleat PSD) 515

Petrit Doda (Aleat PLL) 5365

Korab Lita (Aleat BLD) 2506

Durrës

Agron Duka 3834

Elbasan

Lumturi Hasa (Aleat PDIU) 1908

Gladiola Çala (Aleat LZHK) 1121

Korçë

Andrea Simaku (Aleat PBDNJ) 254

Shkodër

Nard Ndoka 228

Share This Article