Mumja shtatzënë zbulohet nga shkencëtarët polakë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekip i shkencëtarëve polakë thonë se ata kanë zbuluar shembullin e vetëm të njohur të një mumje egjiptiane shtatzënë të balsamosur.

Sipas BBC, zbulimi u bë nga studiuesit në Projektin Mumje të Varshavës dhe u publikua në Gazetën e Shkencës Arkeologjike të enjten.

Projekti, i filluar në vitin 2015, përdor teknologjinë për të ekzaminuar artefakte të vendosura në Muzeun Kombëtar në Varshavë, Poloni.

Mumja më parë mendohej se ishte një prift mashkull, por skanimet zbuluan se ishte në fakt një grua në fazat e mëvonshme të shtatzënisë.

Ekspertët nga projekti besojnë se mbetjet ka shumë gjasa që i përkasin një gruaje me status të lartë, të moshës midis 20 dhe 30 vjeç.

Share This Article