Nën moton “Ju blini lule, ne blejmë libra” nxënës të klasës së katërt të shkollës “Beslidhja” në Lezhë kultivuan lule të cilat i shitën për të blerë libra për bibliotekën.
“Me këto para do të blejmë një libër dhe një videoprojektor për klasën.”
“Ne kishim 100 lule dhe tani gjysmën e kemi shitur.”
“Jemi marrë shumë ditë, shumë muaj dhe më shumë ka filluar që nga janari.”
Panairi i luleve tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilët u bënë pjesë e blerjeve, duke ju sjell mjaft gëzim e lumturi këtyre nxënësve.
“Po më pëlqejnë sepse edhe fëmijët duhet të rriten me lule.”
“Më surprizoi se si këto fëmijë kërkojnë që të nxjerrin vetë fitimet për të rregulluar klasën dhe bibliotekën.”
Edukimi i dashurisë për punën tek nxënësit ishte qëllimi kryesor e kësaj inicitive, thotë mësuesja Lulzime Celami.
“Një mënyrë tjetër për të afruar librin tek nxënësit, pra ata e duan librin punojnë dhe ky libër i shijon më shumë sepse është blerë si produkti i punës së tyre .”

Në fund të panairit, u shitën thuajse të gjitha lulet, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për pasurimin e bibliotekës së shkollës.
Drejtuesit e shkollës synojnë ta kthejnë aktivitetin në traditë.