Neymari pritet që nesërt të nënshkruajë kontratën e re me Paris Saint-Germain, raporton L’Equipe.
Ai do të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë në “Parkun e Princave” deri në vitin 2026.
Raportimet se ai po kërkon rikthimin në Barcelonë ishin të shumta, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Edhe pse humbi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është shumë pranë ta humbë edhe titullin në Francë, kjo si duket s’do ta zmbrapsë Neymarin për nënshkrimin e kontratës së re me parisienët.
Ai erdhi në Francë në vitin 2017 duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.