• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Yjet e futbollit: Të famshëm sepse janë të pasur, apo të pasur sepse janë të famshëm?

Yjet e futbollit: Të famshëm sepse janë të pasur, apo të pasur sepse janë të famshëm?

by albnews
8 May, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Futbolli është sporti më popullor në botë me mbi 4 miliardë tifozë, të cilët e konsiderojnë atë një pasion, dhe ndonjëherë edhe një fe. Sa i përket cilësisë dhe traditës së kësaj loje, Evropa konsiderohet nga shumë njerëz si vendi më tërheqës për talentet, sponsorët, investitorët dhe tifozët.

Një sukses i tillë, pasqyrohet edhe nga të ardhurat totale të gjeneruara nga 5 ligat më të mira evropiane të futbollit (Angli, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë) që arritën të arkëtojnë në sezonin 2020-2021 shumën e përbashkët prej 18.1 miliardë eurosh.

Megjithatë, jo gjithçka që shkëlqen është ar. Kjo prirje rritëse ka prodhuar një efekt inflacionist në pagat e lojtarëve profesionistë, që në kundërshtim me kolegët e tyre në disa sporte profesionale në SHBA, përfitojnë nga mungesa e një kufiri të pagës.

Një shembull tipik që shkaktoi debate kohët e fundit, ishte kontrata më e fundit 4–vjeçare e yllit të futbollit Lionel Mesi, që nënshkroi në vitin 2017 një marrëveshje për shumën marramendëse 555 milion euro.

Kostot me të cilat duhet të përballen klubet profesionale të futbollit, e sfidojnë fort modelin e një biznesi të qëndrueshëm. Duke pasur parasysh pagat astronomike të disa yjeve të futbollit, një pyetje që po e bëjnë shpesh shumë vëzhgues por edhe tifozë është:A i meritojnë vërtet lojtarët profesionistë të futbollit pagat e mëdha që marrin?

Në një studim të marsit të këtij viti, të kryer nga ne dhe në bashkëpunim me Alesandro Piaca (Universiteti Rajs, Shtetet e Bashkuara), Fabricio Kasteluçi (Universiteti Bokoni, Itali) dhe Sajrus Mohadjer (Shkolla e Menaxhimit IESEG, Francë), u përpoqëm të hedhim dritë mbi këtë temë duke gjurmuar mospërputhjet e mundshme midis performancës së lojtarëve dhe pagave të tyre që gjenerohen nga niveli i tyre i famës, dhe statusi që gëzojnë.

Bazuar tek të dhënat mbi 471 lojtarë nga 5 ligat kryesore evropiane të futbollit gjatë 2sezoneve radhazi (2015-2016 dhe 2016–2017), studimi ynë tregon se personazhi i famshëm

(i matur përmes numrit të ndjekësve dhe të “pëlqimeve” (like) që ka marrë çdo lojtar nga tifozët në faqen e tyre zyrtare publike në Facebook), dhe statusit (i matur përmes numrit të paraqitjeve në ekipin e tyre kombëtar) kanë një ndikim në marrëdhëniet midis pagave dhe performancës së lojtarëve (i matur nga të dhënat e disponueshme në faqen Ëhoscored ).

Më konkretisht, rezultatet tregojnë se për performuesit mesatarë në fushën e lojës, të qenit popullorë dhe pasja e një statusi të lartë, çon në paga më të larta për të njëjtat nivele të performancës. Kjo sugjeron se për të maksimizuar pagën e tyre, lojtarët mund të përpiqen të rrisin profilin dhe popullaritetit të tyre.

Për shembull përmes mediave sociale dhe shtypit. Në fakt, popullariteti nuk varet domosdoshmërisht nga performanca e lojtarëve, por mund të përcaktohet nga jeta e tyre “publike”, e cila rrit dukshmërinë e tyre.

Këto zbulime mbi të famshmit, janë veçanërisht të rëndësishme jo për performuesit më të mirë në këtë sport, të cilët ende mund të marrin nivele të larta pagash dhe dukshmërie, por për më shumë lojtarë “mesatarë”, të cilët mund të fitojnë më shumë përmes një menaxhimi profesional të profileve të tyre të mediave sociale (Facebook, Instagram, TikTok, etj.).

Për më tepër, dukshmëria më e lartë publike për këta lojtarë, mund të përkthehet në të ardhura më të larta për klubin (për shembull përmes marketingut). Për më tepër, rezultatet e studimit tonë tregojnë se pasja e një statusi më të lartë, mund t’i “mbrojë” disa futbollistë nga ndryshimet negative në performancën e tyre në fushën  e blertë.

Për shembull: lojtarët me një status të lartë (dhe që luajnë rregullisht për ekipin e tyre kombëtar) duket se janë më pak të ekspozuar ndaj vëzhgimit (nga tifozët dhe gazetarët).

Sapo fitohet një status i caktuar, ai pritet të mbetet i qëndrueshëm, edhe përballë rënies së cilësisë ose performancës.

Pra studimi ynë tregon se shpërblimi i një lojtari, përcaktohet më pak nga performanca kur ai luan rregullisht për kombëtaren, dhe më shumë nga statusi që ai ka. Ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm për lojtarët që në fundin e karrierës së tyre, mund të presin një rënie të performancës së tyre, apo të kenë më pak motivim për të luajtur.

Ata mund të përfitojnë sërish një pagë më të lartë, bazuar në cilësinë e performancës së dikurshme. Lojtarë të tillë si Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ofrojnë një nivel performance që garanton nivelin e tyre të pagës, në mënyrë që ata të jenë të famshëm dhe të kenë status të lartë, sepse janë lojtarë në nivele të larta, megjithëse mund të presim që në pjesën e fundit të karrierës së tyre, performancat e tyre të jetë më pak mbresëlënëse. /

“The Conversation” – Bota.al

Previous Post

Rritja e fuqisë së gjigantëve të teknologjisë po i shqetëson qeveritë

Next Post

Sonte do të zyrtarizohet data e ndeshjes Joshua-Fury

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Sonte do të zyrtarizohet data e ndeshjes Joshua-Fury

Sonte do të zyrtarizohet data e ndeshjes Joshua-Fury

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM