Një rritje e mprehtë e numrit të votuesve nga dy gjeneratat më të reja e ndihmoi presidentin amerikan Joe Biden të fitojë zgjedhjet e vitit 2020.
Raporti, i botuar sot nga firma demokratike “Catalist”, zbuloi se votuesit e gjeneratës së dekadës së parë dhe të dytë të mijëvjeçarit përbënë një pjesë shumë më të lartë të elektoratit në garën presidenciale të vitit 2020, e krahasuar kjo me 2016, duke hedhur gati një të tretën e të gjitha votave (31 %) vitin e shkuar.
Katër vjet më parë, këto dy gjenerata përbënë vetëm 23 % të të gjitha votave.
“Shkurtimisht, 2020 përshpejtoi një ndryshim masiv në përbërjen e elektoratit, me këto dy gjenerata që morën një rol gjithnjë e më të shquar në të ardhmen e zgjedhjeve amerikane, një ndryshim demografik që është funksionalisht i përhershëm”, shkruajnë Yair Ghitza dhe Jonathan Robinson, bashkëautorë të studimit.
Studimi kreu një vlerësim të thellë dhe të gjerë të zgjedhjeve 2020, duke u mbështetur në një koleksion të hollësishëm të të dhënave të votuesve, që shtrihet që nga viti 2008, për të përcaktuar sesi votuan grupe të ndryshme demografike dhe gjenerata.