I ftuar në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se nuk është se PD kishte një listë të zbritur nga qielli, por asnjë nuk është akuzuar se ka blerë vota.
Sipas Kolës, Flutura Açka është një figurë që nuk ka dyshim për qytetarinë e saj dhe ka bërë një fushatë model.
“Kur thua që PD nuk hedh hapin final dhe mobilizon intelektualët, mua nuk më duket një rast. Flutura Açka është një figurë që nuk ka dyshim për qytetarinë e saj. Ajo është një intelektuale par exellence. Nuk u bën thirrje banditëve, apo për luftë. Ajo ka bërë një fushatë model.
Rezultati i saj është 1600 vota. Një deputet i PS-së ka marrë 16 mijë vota. Një tjetër ka marrë 13 mijë vota. Kjo ndodh për shkak të mungesë së apelit të opozitës. Nuk është se PD kishte një listë të zbritur nga qielli, por asnjë nuk është akuzuar se ka blerë vota”, tha Kola.