E ftuar në RTV Ora, deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit ishin një regres i demokracisë shqiptare.
“Zgjedhjet e 25 prillit ishin një regres i demokracisë shqiptare. Ne nuk mundëm të imagjinonim që zgjedhjet do të manipuloheshin në këtë masë. Për mua fryma ka qenë fitore e opozitës shqiptare.
Ajo që ka rëndësi është të kuptohet se me gjithë administratën dhe angazhimin e parave të pastra e jo të pastra nga ana e PS-së dhe me paratë e tërmetit, dhe të arrish të marrësh një rezultat me PS-në që ndahet me 37 mijë vota, tregon se besimi tek opozita ka qenë i madh.
Njerëzit e ndjenin dhe e donin ndryshimin. Njerëzit sot janë të mpirë dhe nuk e besojnë që ngjarjet vizojnë me një mono parti shtet. Shumë mund tu duket si e pamundur fitorja, por unë besoj se diferenca është e arritshme më shpejt se 4 vite. Ne do ta dërgojnë në gjykata ndërkombëtarë çështjen e fondeve të tërmetit”, tha Duma.