Qufaj tregon se si e maltretonin mjekët serbë: Na kapnin për flokë

albnews
By
1 Min Read

Naim Qufaj, i cili ka qenë i shtrirë në Spitalin e Prishtinës gjatë periudhës së luftës, tregon se si janë torturuar nga stafi mjekësor serbë.

Ai këtë rrëfim e ka bërë në ditën e hapjes së ekspozitës së krimeve të mjekëve serbë ndaj shqiptarëve.

“Kryesisht na ofendonin me fjalë”, ka deklaruar Qufaj.

“Na maltretonin në mënyra të ndryshme. Na kapnin për flokë. Kohë pas kohe na merrnin në pyetje: Ku ke qenë çfarë ke bërë? Më pyesnin: Si ke mundur të shkosh në luftë, kur nuk e kupton ende jetën si 17-vjecar”.

Share This Article