Harry Kane po kërkon të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe Manchester City i Pep Guardiolas është klubi ku dëshiron të transferohet.
Kapiteni i “Spurs” ka shprehur dëshirën e tij për ta lënë klubin e Londrës Veriore dhe do ta bëjë këtë posa të hapet afati kalimtar i verës.
The Times raporton se Kane ka një marrëveshje verbale me Daniel Levyn që do ta lejojë atë të largohet nga klubi këtë vit.
Me tri vite të mbetura nga kontrata e tij gjashtë vjeçare, te Tottenhami janë të bindur se mund ta mbajnë sulmuesin nëse nuk vjen një ofertë e konsiderueshme.
Shuma që e dëshiron ekipi anglez për kartonin e sulmuesit është rreth 175 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Daily Mail raporton se Tottenham po dëshiron ta përfshijë Gabrel Jesusin në marrëveshje me Manchester Cityn.
Kampionët e Premierligës janë gjithashtu të lidhur me transferimin e sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland.