Ndërsa alarmet e sulmeve ajrore ulërinin mbi kokat e tyre, një grup elefantësh femra në një kopsht zoologjik në Izrael u mblodhën së bashku për të mbrojtur një të vogël të tyre nga rreziku.
Sipas mediave të huaja pamjet e momentit të jashtëzakonshëm tregojnë pesë elefantë të rritur që lëvizin për të bërë një rreth mbrojtës rreth të voglit të tyre Pele ndërsa sirenat filluan të ulërinin, duke mbajtur formacionin ndërsa shpërthimet mund të dëgjohen në sfond.
Videoja u postua në mediat sociale nga Ramat Gan Safari në Tel Aviv të premten, mes një shpërthimi të tensioneve midis Izraelit dhe Hamasit që rezultoi në vdekjen e të paktën 248 Palestinezëve dhe 12 njerëzve në Izrael.
Një sjellje e tillë e tyre është ‘shumë normale’ për elefantët, shpjegoi kujdestari i kopshtit zoologjik Guy Kfir, megjithëse në përgjigje të kërcënimeve shumë të ndryshme.
“Kur ata ndiejnë rrezik, ata mbledhin të vegjlit e tyre në qendër, i rrethojnë ata dhe veprojnë si një lloj mburoje”.