Heqja e aboneve në Tiranë/ Qytetarët organizohen për protestë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Heqja e aboneve për transportin publik në Tiranë ka sjellë mjaft zemërim në opinionin publik. Kjo për shkak se kjo është një tjetër taksë e rëndë mbi shpinën e tyre.

Për këtë arsye, sot në orën 18:00 është paralajmëruar një protestë për refuzimin e biletës pranë Bashkisë së Tiranës. Qytetarët pritet të kërkojnë rikthimin e aboneve.

Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me justifikimin e dhënë nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve.

“Justifikimi i Bashkisë së Tiranës për heqjen e aboneve është një kryevepër botërore që vetëm Lali mund ta bëjë.

“I hoqëm abonetë se kishim ankesa nga qytetarët”- thotë Bashkia.

Dmth qytetarët u ankuan se abonetë ishin lirë dhe donin që të paguanin më shumë për urbanët,” shkruan ai.

Share This Article